Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku konfirmoi të mërkurën gjatë një konferencë të mbajtur në Tiranë për parandalimin e pastrimit të parave se tashmë Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të ketë kapacitete të shtuara njerëzore dhe se sipas saj brenda gjashtë mujorit të parë të 2024 vendi do të ketë një strategji kombëtare të mirëfilltë për goditjen e pastrimit të parave. Ministrja vuri theksin edhe tek rëndësia që ka teknologjia më e fundit ku u shpreh se Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. “Në takimin e daljes së vendit nga lista gri Shqipëria mori përgëzime të shumta nga përfaqësuesit e vendeve të tjera për progresin domethënës të vendit tonë ndaj gjej rastin të falenderoj secilin ekip që ka kontribuar në këtë punë në përkushtimin dhe angazhimin profesional që keni treguar gjatë këtij procesi. Sjell në vëmëndje edhe përkujdesjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbështetjen që i ka dhënë gjithë procesit. Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së infomacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës. Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqëndrohemi si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit. Do të jetë edhe rikonceptimi i grupit teknik ndërinstitucional të punës duke e kthyer atë në organizëm dinasmik dhe proaktiv me takime të regullta. Së fundmi synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.” – tha ndër të tjera Ministrja Balluku.