Av. Ndue Pjetra: Korrupsioni i rrugëve vret,supervizorët në burg!

Pasojat janë të rënda dhe të parikuperueshme, qytetarë të pafajshëm kanë humbur jetën si rezultat i këtyre veprave. Kur një rrugë shembet, kur një shkëmb bien mbi automjete, kur një aks është i pakontrolluar dhe i rrezikshëm, kjo nuk është gabim teknik. Kjo është krim.

Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realitet të hidhur dhe të pamohueshëm: rrugë të ndërtuara pa standarde, projekte të fryra financiarisht dhe pasoja tragjike për jetën e qytetarëve. Aksidentet fatale, shembjet e dherave, rrëshqitjet e shkëmbinjve dhe bllokimet e vazhdueshme nuk janë raste të izoluara dhe as fatkeqësi natyrore. Ato janë pasojë direkte e korrupsionit të institucionalizuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

NOA

Asnjë nga rrugët e ndërtuara në vitet e fundit nuk plotëson plotësisht kushtet teknike dhe standardet e sigurisë. Kontratat janë lidhur me çmime të fryra, shumë mbi vlerën reale të tregut, ndërkohë që cilësia ka qenë në nivelin më të ulët të mundshëm. Diferenca financiare nuk ka shkuar për sigurinë publike, por për fitime të paligjshme dhe ryshfete.

Pasojat janë të rënda dhe të parikuperueshme, qytetarë të pafajshëm kanë humbur jetën si rezultat i këtyre veprave. Kur një rrugë shembet, kur një shkëmb bien mbi automjete, kur një aks është i pakontrolluar dhe i rrezikshëm, kjo nuk është gabim teknik. Kjo është krim.

Këto fakte kërkojnë përgjegjësi penale. Kolodatoret, kompanitë ndërtuese, inxhinierët mbulues dhe zyrtarët që kanë firmosur akte të paligjshme duhet të përballen me drejtësinë. Nuk mjafton hetimi formal. nevojiten arrestime, sekuestro pasurish dhe konfiskime të fitimeve të siguruara nga korrupsioni.

SPAK ka detyrimin ligjor dhe moral të veprojë pa vonesë. Drejtësia nuk mund të mbetet spektakël, por duhet të kthehet në ndëshkim real. paratë e vjedhura duhet t’i kthehen shoqërisë, ndërsa përgjegjësit të shkojnë aty ku e kanë vendin: në burg. korrupsioni nuk është thjesht vjedhje.Korrupsioni vret dhe për çdo jetë të humbur, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.