Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me pretencën e prokurores për burgimin me nga 45 vite për secilin nga 4 ish-krerët e UÇK-së. Ai theksoi se fatkeqësisht këtë ndihmë turpi e anti të vërtetë ja ofroi fallsifikatorëve të historisë edhe Rilindja e Ramës duke rrëzuar çdo tentativë për një Rezolutë në Kuvend, njohje e dënimi të genocidit serb në Kosovë.
Reagimi i plotë: Pretenca e prokurores vërtetoi se ky është një proçes kundër UCK-së.
Një proces kundër të vërtetave historike…
Që kërkon të baltosë:
1- Atë luftë çlirimtare.
2- Rolin thelbësor të UCK për clirimin e Kosovës.
3- Të vendosë nën akuzë dhe NATO me nderhyrjen e saj shpetimtare.
4- Të komprometoje pavaresine e Kosoves e pengoje njohjet e metejshme te saj.
5- Të cvendosë “peshën” e genocidit të kryer nga Serbia drejt UCK, qoftë dhe duke e ndarë atë midis të dyjave.
6- Pra të “shplajë” sado pak Serbinë nga krimet e saj duke “ndyer” UCK.
I turpshëm një qëndrim dhe procedim i tillë.
Por i ndihmuar nga të gjithë ata që nuk guxojnë të pranojnë se në Kosovë kishte në veprim vetëm një Genocid, vetëm një mekanizëm për Krime lufte a kundër njerëzimit dhe ta dënojnë qartë atë…. Dhe ai ishe “makina luftarake” e Sebisë. Fatkeqësisht këtë ndihmë turpi e anti të vërtetë po ja ofron fallsifikatorëve të historisë edhe Rilindja e Ramës duke rrëzuar çdo tentativë për një Rezolutë në Kuvend, njohje e dënimi të genocidit serb në Kosovë me rekomandimin ndaj Qeverisë së Shqipërisë për ta prezantuar këtë fakt pranë Gjykatës Nderkombëtare.





















