Protestuesit përplasje me policinë në Shkodër

584
Sigal

Tension dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër.

Në orët e mbrëmjes administrata e bashkisë ka shkuar në KZAZ numër 2 për të liruar ambientet duke u bazuar te dekreti i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

Aty janë përplasur me forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sportit.

Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

shkoder 1

shkoder 3