Detajet e reja nga ngjarja në Elbasan. Shoqëruesi i Xhuvanit qëlloi i pari me armë

344
Sigal

Detaje të reja janë publikuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjera.

Mësohet se në grupin e Pjerin Xhuvanit ka qenë dhe Klemend Xhaferri, i cili ka qëlluar i pari më armë zjarri. Xhaferri nuk është i plagosur, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Lajmi konfirmohet nga burimet policore, ndërsa për përplasje me armë zjarri janë bërë disa shoqërime.

Xhaferri personazh i njohur për policinë e Elbasanit, i përfshirë në përplasjen e makinës së Policisë, ku u mor i pandehur bashkë me Suel Çelën.

Ndërkohë autori i vrasjes së Xhuvanit Arber Paplekaj është dorëzuar në polici. Në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.