Audio-inçizimi, ish-kryeministri Zaev kapet duke kontrolluar drejtësinë

417
Sigal

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka publikuar sot nga një konferencë për shtyp një audio-inçizim, në të cilën pretendon se ish-kryeministri Zoran Zaev, bisedon për vendime të Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas deputetit opozitar, Zaevi në mënyrë direkte është përzier në vendimet e gjyqësorit.

Ish-kryeministri gjithashtu ka thënë se ish-prokurorja Katica Janeva ka qenë e lidhur ngushtë me liderin e LSDM-së, dhe se pa ndihmën e tij nuk do të kishte qenë e mundur “Zhvatja”, raporton Alsat-M.

“Zaev nëpërmjet këtij incizimi dëshmon se nuk ka qenë vetëm kryeministër, por edhe prokuror dhe prokuror special”, u shpreh Antonio Milloshoski.