ATCEUC , kontrollorët europianë solidarizohen me kolegët shqiptarë

270
Sigal

Unioni për Kordinimin e Kontrollorëve Ajrorë Europianë solidarizohet me kolegët shqiptarë: Problemet zgjidhen përmes një dialogu, kurrë me qasje totalitare.

Dje, kontrollorët e Hapësirës Ajrore të Shqipërisë në aeroportin e Rinasit ndërprenë punën, duke protestuar për problemet që kanë me shkurtimin e rrogave të tyre nga Albkotroll, pa i lajmëruar, por edhe me probleme të natyrës së punës së tyre. Edhe pse kanë kërkuar me kohë zgjidhjen e tyre, duke qenë se askush nuk u ul me ata që të gjenin rrugëzgjidhje, pasi kishin paralajmëruar disa ditë më parë, ata dje pezulluan të gjitha fluturimet ajore nga aeroporti i Rinasit.

Rama kërcënon me burg kontrollorët: Kush nuk kthehet në punë nesër (sot)

Kryeministri Rama mbrëmë i kërcënoi edhe njëherë kontrollorët e Rinasit se do t’i kallëzojë penalisht dhe se kush nuk bindet nuk do të kthehet më në punë nesër. Kryeministri Rama: Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

Solidariteti nga Unioni për Koordinimin e Kontrollorëve Ajrore Europianë

Unioni për Koordinimin e Kontrollorëve Ajrore Europianë me qendër në Bruksel u solidarizua me protestën e kontrollorëve në Rinas dhe njëkohësisht u bëri apel qeveritarëve shqiptarë, që të ulen në dialog dhe të ndërpresin kërcenimet.

Apeli i ATCEUC

Në Shqipëri, pesë kontrollues të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, shkarkimi i tyre ndodhi pasi ata deklaruan paaftësi të përkohshme për shkak të ndaj këtyre streseve në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-s shqiptare. Pasi të pesë u pushuan nga puna, ATCO-të shqiptare u mblodhën për të diskutuar sjelljen e ANSP-së shqiptare me ministrin e tyre, por ndërhyrja e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dështoi të japë ndonjë rezultat”. ATCEUC dënon injorancën absolute të PANSA dhe Albcontrol Management në lidhje me bazat e një Dialogu të Shëndetshëm Social. Të dy i vendosin punonjësit e tyre nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre. Për temat e sigurisë, është e natyrshme të kesh mendime të ndryshme brenda sektorit evropian të ATM-ve. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një dialogu real dhe kuptimplotë dhe kurrë përmes qasjeve totalitare. ATCEUC nxit PANSA dhe Albcontrol të rivendosin menjëherë ATCO-të që ata pushuan dhe fton si Qeverinë dhe Autoritetet Kombëtare Polake dhe atë Shqiptare për të vlerësuar plotësisht praktikat e Dialogut Social të ekipit aktual të Menaxhimit të ANSP. Do të ishte e mençur të mos nënvlerësohej solidariteti midis Kontrolluesve Evropian të Trafikut Ajror kur dëshmojmë një manifestim kaq të qartë të abuzimit të pushtetit me të cilin po përballen kolegët tanë nga Polonia dhe Shqipëria!

Kontrollorët e “Albcontrol”: Nuk jemi sabotatorë! Ja arsyeja kryesore

Kontrollorët e “Albcontrol” kanë reaguar përmes avokatit të tyre për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, pas ndërprerjes së punës nga ana e tyre. Avokati Rezart Kthupi tha se kontrollorët nuk e kanë braktisur vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Sipas tij, ulje e pagës së kontrollorëve nuk është arsyeja e vetme dhe kryesore e ndërprerjes së punës, pasi kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale.  Reagimi i avokatit të protestuesve: E para, e kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë. Është një detyrim ligjor. Në momentin që kontrollorët ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar detyrën, ky është një detyrim ligjor që ligji shqiptar e njeh. Menjëherë nisën procedurat e shkarkimit nga puna. Kjo ka prodhuar stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë, që mund të ndodhë të hiqen edhe ata nga puna. Nuk është vetëm cështja e uljes së pagës, është vetëm një nga arsyet, kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale, që kanë të bëjnë me sigurinë që ofron ky shërbim. Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët vijojnë të shkojnë në vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën.

Ushtria rrethon Albcontrolin

Forcat e Armatosura dje mabsdite godinën e Albcontrol në Rinas. Dy ministrat, Belinda Balluku dhe Niko Peleshi deklaruan se do marrin kontrollin e godinës, ndërsa nuk ka asnjë shans që fluturimet të rikthehen, pasi kontrollorët zëvendësues nuk gjenden. Ironia është se qeveria po ngre një furtunë me akuza dhe fyerje ndaj opozitës, ndërkohë që Albcontrol, sipas të gjithë të dhënave, ka qenë në krizë prej vitit 2018. Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit, kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”. Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro). Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro. Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

Miliona lekë për lule, kafe, kufje të reja dhe lyerje fasadash!

Albcontrol nuk është aspak në krizë, tenderat e ‘majmë’ e nxjerrin zbuluar

Kompania Albcontroll e cila sipas ministres Belinda Balluku është futur në një krizë të thellë dhe nuk ka pasur mundësi të investojë këtë periudhë për kushte më të mira pune për punonjësit, nuk rezutlon të jetë aspak në këtë gjendje. Duke bërë një kërkim në Agjencinë e Prokurorimit Publik dhe rezulton se në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, Albcontroll ka bërë tendera për lule sezonale, pastrim zyrash, lyerje fasade, kufje të reja, kapsula kafesh, që në një periudhë pandemie dhe jo vetëm, konsiderohen shpenzime luksi. Bie në sy edhe tenderi i shërbimit të pastrimit të ambienteve të Albcontroll, me një fond limit prej më shumë se 129 milionë lekësh, i cili është hapur jo më larg se në muajin janari të këtij viti. Tre tendera me objektin Kafe kapsulë për ekspres zyre në vlerën e 2.8 milionë lekë është; Berja upgrade si dhe blerje HD per sistemin sadis; dy tendera me objektin ‘Blerje e kufjeve te reja per ATCO’, janë vetëm disa nga dhjetëra tenderat e hapur nga kjo kompani.

Ish kryeministri Berisha i përgjigjet akuzave të Ramës

 Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

Kreu i meduzës dhe ndrikull Gryksia në vend të negociatave me punonjësit grevistë të Albkontrollit, të cilin e kanë shkatërruar me vjedhje në tendera dhe prokurime, vazhdojnë avazin “Fajin e ka Saliu”!  Stop censurës dhe terrorit psikologjik ndaj punonjësve në grevë. Hedh poshtë me neveri akuzat banale të Kreut të Meduzës dhe Ndrikull Grykësi Ballukut, me të cilat kërkojnë të mbulojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha me financat e Albkontrollit. I bëj thirrje Agjensisë Europiane të Aviacionit Civil në të cilën Albkontroll është i anëtarësuar, të nisë me përparësi inspektimin e kësaj ndermarrje për të gjetur shkaqët që detyruan punonjësit e saj të shpallin grevë.