Arrestohet kryebashkiaku ‘rilindas’ i Lushnjes, Fatos Tushe

112
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë, akuzohet për shëprdorim detyre dhe korrupsion

Dje, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka finalizuar një operacion masiv në zyrën e ndërmarrjes së pasurive në Bashkinë e Lushnjes. FNSH dhe RENEA kanë arrestuar disa persona, si edhe kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. SPAK ka zbardhur edhe  akuzat për kryebashkiakun e Lushnjes dhe zyrtarët e tjerë.

Ja skema e abuzimit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK lidhur me arrestimet në Bashkinë e Lushnjes. Mes të arrestuarve është edhe kryetari i Bashkisë Fatos Tushe, dhe disa zyrtarë të ndërmarrjes së pasurive publike, si dhe dy bizmesmenë, të cilët janë: Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”. Ndaj 11 personave të arrestuar rëndojnë akuzat e  “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që hetimet kanë nisur që prej vitit të kaluar. SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. “Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto, me metodat tradicionale të hetimit,” thuhet në një deklaratë të SPAK. Mësohet se tenderi për të cilën kanë nisur hetimet, është me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, që ka të bëjë me projektin e një ujësjellësi të ri, dhe Tushe bashkë me zyrtarët e tjerë, kanë shkelur barazinë mes kompanive në garë. Dyshohet se biznesmenët që kanë fituar tenderin, kanë kryer punë fiktive, duke shpërndarë më pas shumat e përfituara, tek personat e arrestuar me urdhër të SPAK.

Enigmat e atentatit ndaj Fatos Tushe

Në 31 dhjetor 2019, kryebashkiakut  Fatos Tushe, iu bë një atentat, duke i hedhur granatë në zyrë. Nga shpërthimi i saj mbetën të plagosur Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu. Policia arrestoi më pas ish-shoferin e Tushes, Gëzim Saraçi, i cili deklaroi se ndërmori veprimin pas konflikteve që kishin patur. Granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Ende edhe sot nuk janë zbardhur shkaqet, pse iu bë atentat kryebashkiakut Fatos Tushe.

Ja pse u arrestua kryebashkiaku i Lushnjes

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199 datë 22.07.2020, në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore, dhe ka vijuar hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë “Loti shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë “Euro Alb shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.50 datë 07.05.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarit:

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Margarita Gjermëni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

Kërcënimi me video SEKRETE dhe akuzat për përfshirje në pazare droge

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje, ka rënë pre e një atentati me granatë në zyrën e tij. Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2019, pak muaj pasi Tushe u vu në krye të Bashkisë Lushnje, pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku mori pjesë vetëm Partia Socialiste. Gëzim Saraçi, ish-shoferi i kryebashkiakut Tushe, pas muajsh në konflikt me Tushen, u paraqit në zyrën e Bashkisë dhe në ditën e fundit të vitit 2019, hodhi granatën. Granata shpërtheu poshtë tavolinës, dhe ajo që mbeti e plagosur ishte sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu.

Konflikti i Tushes me Saraçin

Saraçi ishte pushuar nga puna në vitin 2017 si shofer i kryebashkiakut, por që nga ajo kohë, ai vijonte të merrte rrogë në këtë Bashki. Kjo për shkak se Saraçi, e kërcënonte Tushen me video sekrete, përmbajtja e të cilave nuk u bë asnjëherë publike. Pas ngjarjes, pati edhe akuza ana e opozitës, e cila deklaronte se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare droge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në atentat. Të njëjtat akuza ka shkruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.

Denoncimi i parë: Narkoshteti i Edvin Drogës e mbylli vitin 2019 me hedhje granate për të eleminuar narko-kryetarin e bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe sekretaren e tij, nga shoferi i narkokryetarit monist, Gëzim Saraçi. Njoftimet e para të mediave flasin për prishje njeri me tjetrin, në pazaret e drogës dhe trafiqeve kriminale, për të cilat Gëzim Saraçi ka qenë i mirënjohur dhe thuhet se ka financuar fushatën elektorale të Tushes, me paratë e krimit”.

Denoncimi i dytë: Po ju shkruaj për t’u lutur më shumë që ju dhe Partia Demokratike të hetojë URGJENTISHT për kryetarin e bashkisë Lushnje, sepse nëse do hetoni, ai dalë më keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shokë. Veç të hetoni kush e zotëron sot tregun e fruta-perimeve dhe kush merr tenderat në Lushnje, dalin pislliqet e tjera. Tushe s’ka asnjë ndryshim nga Edi, merr “vizë” dhe bëhet lesh me alkool çdo natë”.

Denoncimi i tretë: Përshëndetje Doktor!!! Ngjarja që ndodhi sot në Lushnje është krejtësisht e zbardhur, janë prishjet e pazareve midis z.Tushe dhe Gëzim Saraçit. Në fillimet e tij, kur ishte deputet dhe kandidoi për bashki, Gëzim Saraçi ishte financuesi kryesor i kryetarit të bashkisë së bashku me vëllanë e kryetarit që erdhi nga SHBA, ndërsa prishja e pazareve ndodhi në vitin 2017, kur u largua nga Gëzim Saraci dhe u mor peng nga tjetër kush… që gjithë Lushnja e di”.