Shkrihen akujt PD-LSI

469
Klima e marrëdhënieve mes partive opozitare duket se po ndryshon. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë seancës së djeshme në Kuvend, është ndalur për të takuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe për një bisedë me kreun e grupit të deputetëve, Petrit Vasili, gjatë kohës së diskutohej për Aktin Normativ të qeverisë mbi ndryshimet në buxhetin e shtetit. Nuk dihet tema e bisedës mes Bashës, Kryemadhit e Vasilit, por klima miqësore e komunikimit ka shkaktuar habi edhe te vetë deputetet e LSI-së, Klajda Gjosha dhe Nora Malaj. Gjatë fushatës së shkuar elektorale, Basha kritikoi disa herë qëndrimet e LSI-së, ndërsa kjo e fundit hodhi akuza të forta në drejtim të marrëveshjes Rama-Basha.
Sigal