Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

440
Sigal

Kur kanë kaluar dy vite nga momenti i kandidimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, Ardian Dvorani zgjedh të tërhiqet nga gara. Anëtari i Gjykatës së Lartë, i cili prej kohësh është vënë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike, e bëri të ditur vendimmarrjen e tij gjatë mbledhjes së këshillit të Emërimeve të Drejtësi, institucion që drejton prej disa kohësh. Pikërisht qenia ne krye të KED-së, është arsyeja përse Dvorani vendosi të tërheqë kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, krahas informimit të nënkryetares së KED-së Vitore Tusha dhe kryetarit të gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, gjyqtari Dvorani zgjodhi të sqaronte edhe publikisht arsyet e tërheqjes nga gara. Në shkresën e bërë publike, ai thotë se në vitin 2017 shprehu interes për vendin vakant Gjykatën Kushtetuese. Dvorani shton se përgjatë kësaj kohe i është nënshtruar procesit të vettingut, duke u konfirmuar në detyrë. Po sipas tij, për shkak se ka pasur vonesa në ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucion që do të bënte verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ai ka mbetur në pritje. Gjyqtari i Lartë sqaron se më 7 dhjetor 2018, është përzgjedhur nga shorti si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe njëkohësisht kryetar i këtij institucioni për 2019. Në këto kushte, kur KED ka detyrimin ligjor, për të renditur kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Dvorani thotë se tërhiqet për të shmangur konfliktin e interesit.