1 vit nga tërmeti / Klevi Pojana : duhet të kishin përfunduar mbi 70% e banesave.

82
Përfaqësuesi i LSI, Klevi Pojana në një postim në rrjetin social facebook ka ndarë dhimbjen mbi fatkeqësinë e një viti më parë që kaploi vendin. Krahas lutjeve për të dëmtuarit, Pojana u shpreh në lidhje me papërgjegjshmërinë e qeverisë në pushtet e cila gjatë një viti nuk arriti të realizonte projektet e strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti.
Ja reagimi i plotë :
Sot një vit nga tërmeti fatkeq i 26 Nëntorit 2019.
Sigurisht dhimbja për jetët e humbura dhe të lënduarit nga kjo fatkeqësi që tronditi nga themelet kombin shqiptar, ndihet ende.
Duke u bashkuar në lutjet për të gjithë të dëmtuarit, sot na lipset të ngrejmë zërin për mijëra familje që ende presin në qiell të hapur për t’iu rikthyer jetës normale në banesat e reja të premtuara.
Ka kaluar një vit por qeveria e papërgjegjshme e projekteve 3D ka dështuar jo vetëm në zgjidhjen e problemit për mijëra familjet që humbën banesat, por së fundmi ka dështuar dhe tek proçedurat e prokurimit publik për ndërtimin.
Në datën 20.11.2020 Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë njoftimin se vlefshmëria dhe efektiviteti i marrëveshjes kuadër të lidhur me disa operator PUSHON SË EKZISTUARI!
Ligjërisht sot nuk ekziston asnjë marrëveshje për ndërtimin e këtyre banesave.
Thënë ndryshe, jemi akoma në fazën e projekteve 3D kur tashmë duhet të kishin përfunduar mbi 70% e banesave.
Është e turpshme dhe e dënueshme se si mungon vullneti dhe vizioni për t’i dhënë zgjidhje sa më parë kësaj plage të madhe sociale.
Institucionet e ‘drejtësisë së re’ vazhdojnë vegjetimin.