Grushti i Shtetit/ Gjykata turke njofton 79 burgime të përjetshme

59

Gjykata shpalli vendimin e dënimit me nga 79 burgime të përjetshme të ashpra për 4 “drejtuesit civilë” të organizatës.

Gjykata turke në gjykimin lidhur me veprimet në bazën Akıncı e cila u përdor si qendër komanduese gjatë përpjekjes për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, shpalli vendimin e dënimit me nga 79 burgime të përjetshme të ashpra për 4 “drejtuesit civilë” të organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e krimeve të rënda nr. 4 në Ankara shpalli dënimet për gjykimin i cili zhvillohet në kompleksin e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe burgun Sincan.

Kreu i trupit gjykues Selfet Giray njoftoi se të ashtuquajturit “drejtues civilë” të organizatës në fjalë, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Harun Biniş dhe Nurettin Oruç të cilët janë përcaktuar se kanë qenë të pranishëm në bazën Akıncı natën e përpjekjes për grusht shteti u dënuan me nga 79 burgime të përjetshme të ashpra me akuzat për “përpjekje të eliminimit të rendit kushtetues”, “atentat ndaj presidentit” dhe “vrasje me qëllim”.

Për të zbatuar planin e grushtit të shtetit që u paraqit pas disa muajve përgatitje nga udhëzimi i kreut të organizatës Fetullah Gülen, drejtuesit civilë Adil Öksüz, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Nurettin Oruç dhe Harun Biniş në bazën Akıncı drejtuan më 15 korrik 2016 përpjekjen për grusht shteti me ushtarët anëtarë të organizatës.

Në seancë vazhdon njoftimi i dënimeve.