Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet shqiptari (Emri)

466
Sigal

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Asllan Fata, 41 vjeç, banues në Fier, ku ndaj të cilit gjykata e Milanos ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

“Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– A.F, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.