Financieri i Habilajve, Nezar Seiti i dorëzohet italianëve

608
Nezar Seiti i akuzuar si bashkëpunëtor i Habilajve ka mbërritur në Itali dhe i është dorëzuar autoriteteve të drejtësisë së këtij vendi.
Nezar Seiti u arrestua për llogari të drejtësisë italiane dhe ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj është bërë mëngjesin e sotëm nga Shqipëria. Nisja nga aeroporti i Rinasit është bërë rreth orës 11:40. Deri në Rinas, 40-vjecari ishte i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa në avion është shoqëruar nga 2 oficerë të Interpolit.
Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. “BalkanWeb” mëson se hetimi për Nezar Seitin do vijojë edhe nga Krimet e Rënda. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.
Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.
Sigal