Hidrocentrali i Kalivaçit, Rama fiton gjyqin me Beketin

788
Shqipëria ka fituar gjyqin në arbitrazh ndërkombëtar ndaj kompanisë së biznesmenit italian, Francesko Beketi.
Arbitrazhi i Dhomës së Tregtisë ka rrëzuar pretendimet e palës paditëse të Beketit.
Hydro S.R.L është kompania e italianit Beketi. Arbitrazhi vendosi të ndalojnë punimet në HEC-in e Kalivaçit.
Shqipëria u padit në 2014.
Beketi kërkoi dëmshpërblim. Shteti shqiptar kërkoi kamat-vonesë për mospërmbushje të kontratë. Arbitrazhi vendosi se Beketi do paguajë 12.9 milionë euro si kamat-vonesë. 
Vendimi i plotë:
Në Tetor 2014 Shqipëria u padit, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë nga shoqëria Hydro S.R.L., ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit
të arbitrazhit.
Shqipëria më pas paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00. Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00 si edhe të kostove ligjore dhe të
procesit të arbitrazhit. Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamat-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të
pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).
Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.
Sigal