Lulzim Basha ngre tonet në Kuvend: Pse duhet të jeni të shtunën në protestë!

605
Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij sot në Kuvend ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e së shtunës.
Basha u shpreh se kjo qeveri është e kapur nga krimi dhe nuk mund të vazhdojë që të vendos për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.
Po ashtu kreu i PD-së u shpreh se drejtësia duhet të funksionojë njësoj si për Saimir Tahirin ashtu edhe për Dritan Zaganin apo Ardit Gjoklajn, dhe se askush nuk ka pse trajtohet në mënyrë të avantazhuar.
FJALA E BASHËS:
E shikoni si është katandisur kjo sallë, kështu ndodh kur mazhoranca zgjidhet me votat e Durim Keçërve dhe Habilajve. Do doja shumë që në këtë sallë të flisja për investime, po në Shqipëri investime nuk ka. Investitorët janë larguar me dajak nga qeveria e Edi Ramës, dhe janë zëvendësuar me kriminelët si Emiljano Shullazi.
E vetmja politikë ekonomike e qeverisë është ajo e grabitjes dhe vjedhjes. Do doja që të flisja për vende pune, po i vetmi sektor që prodhon sot vende të lira pune është sektori i krimit.
Kriminelët e lënë të lirë në rrugët e Shqipërisë, po veprojnë dhe shembulli më i mirë është tritoli sa në Shkodër në jug të vendit.
Nëse Rama nuk largohet do të prodhojë varfëri për të gjitha familjet e vendit. Një njeri që iu heq paratë e ilaçeve të sëmurës me kancer për tia dhënë klientes së tij, një njeriu që e ka më mirë të rrijë me krimin, nuk mund ti lëmë në dorë fatin e fëmijëve tanë. Nuk mund ti lëmë në dorë të ardhmen tonë.
Sot dua tiu them bizneseve të vogla, që nëse nuk reagojnë, nesër do jenë skllevër të koncesionit të TVSH-së për vëllanë e Edi Ramës.
Shumë prej jush nuk mund të jenë dakord me mua, por ama ju ftoj që të ngriheni e të qëndrojmë së bashku si shqiptarë, si njerëz që të ardhmen e kemi bashkë. Ne duam një drejtësi të barabartë, si për Saimir Tahirin ashtu dhe për Dritan Zaganin, si për Erion Veliajn ashtu edhe Ardit Gjoklajn.
Unë ju ftoj ju që të gjithë që të vini të shtunën në protestë, për një qeveri që largon krimin, për një qeveri kundër mafias, për një qeveri për Reformën në Drejtësi. Bashkë mund tia dalim.
Sigal