Arben Duka: Histori gazmore me vezë,domate dhe fiq për Erion Velinë

301
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Humor për kohë fushate nga Arben Duka

Zoti ka rrugë misterioze,
që ne dot nuk ja kuptojmë:
“Dje na qëlloje me vezë,
sot duhet të të votojnë!!”

Fatosi në të vërtetë,
nuk ra prej zotrisë tate,
po ti thjeshtë ishe aty,
dhe qëlloje me domate.

Blushi deklaroi një ditë,
dhe s’kishte pse të gënjente,
se domatet edhe vezët,
me shumicë Rama t’i blente.

Kjo ka ndodhur dhjetë vite,
para se të vinte Papa,
po e shkreta histori,
njeriun e ndjek nga mbrapa.

Jemi në kohë fushate,
kemi kohë e ndaj llafosim.
Të pyes: “Ndonjë domate,
a ka rënë mbi Gramozin?!”

Se Gramozi në Parti,
pas Fatosit qe i dyti,
dhe ti domate pa fund,
hodhe gjatë atij viti.

Kohë e Nanos dhe pa ty,
kish marrë rrugën për varrezë,
po të pyes o Veli,
hëngri Majkua ndonjë vezë?!

Natyrisht vezë e domate,
nuk kanë ngrënë që të tërë,
po Finua nuk ka shpëtuar,
se ka qënë tabelë e gjërë.

Për mua në të vërtetë,
do qe çasti më komik,
sikur një vezë në kokë,
të hante shoku Namik.


Po ta hante Erion Braçia,
do qe veç një rastësi,
se Erioni dhe at’herë,
qe i vockël sa një mi.

Një domate mbi Fatmirin,
prapë do qe moment komik,
sepse Xhafa nga natyra,
është një individ nevrik.

Nga unë je i mirëkuptuar,
dhe s’të them o djalkë ç’pate,
sikur të qëlloje Kaçin,
edhe me njëmijë domate.

Zoti ka rrugë misterioze,
nuk dihet kujt ja hap derën,
por ty trimit të domates,
nga kjo ta hapi karrierën.

Viktimat e atij sulmi,
rreth e rreth sot i ke miq,
do qe qejf që atëherë,
t’i qëlloje dhe me fiq.

Kështu nuk mbarojmë kurrë,
e s’i sosim dot batutat,
po me aq sa na ke thënë,
shumë i lidhur je me frutat.

Rama po të promovon,
se tani jini dy miq,
ndaj mos harro, o Erion,
t’i dërgosh një shportë me fiq.