Kumanova, Pasnesër do ishte në Maqedoni, Rama anulon vizitën

409
TIRANË – Kryeministri Edi Rama anulon vizitën zyrtare të parashikuar në 14 maj në Tetovë për shkak të situatës të tensionuar në Maqedoni, e veçanërisht pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.
Lajmi konfirmohet nga burime nga ministria e jashtme, të cilat saktësuan se vendimi është i përkohshëm dhe se gjithçka do të varet nga ecuria e situatës në Kumanovë, pas përleshjes së armatosur që çoi në 22 viktima mes policëve dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur. 
Sigal