Analiza/Biora Vojka;Pasi përfitoi miliona, Alibeaj nuk ka komisionerë, i lë fushë të lirë PS. Ku do i gjejë paratë për t’i kthyer pas 14 majit

 

PS është hedhur në veprim, i kërkon KQZ-së të emërojë anëtarë kryesisht në këto KQV të braktisura prej grupit “Alibeaj”. Po a do nis sekuestrimi i pronave dhe pasurive të Alibeajt e grupit të tij, pas milionave të qytetarëve që mori  nga KQZ e po i shpenzon me demek në fushatë , ndërkohë që nuk gjen as komisionerë.

Vetëm dy javë nga zgjedhjet, partia e Enkelejd Alibeajt nuk ka çuar ende listën me komisionerët e saj, duke i lënë fushë të lirë Edi Ramës në 14 Maj.

NOA

Nuk dihet arsyeja e kësaj vonese, por dy mund të jenë: E para Alibeaj nuk siguron dot aq komisionerë, po të kemi parasysh faktin se ai nuk arriti të shpallte kandidatura për 61 bashkitë, duke u katandisur vetëm në 14. Ose, e dyta me këtë veprim ai i hap rrugë socialistëve që të zëvendësojnë komisionerët e Alibeajt me të tyret.

“Dehja” nga suksesi që Alibeaj premton se do të korrë në 2025 dhe nga të ardhurat që ka përfituar në prag zgjedhjesh (2 milionë euro vetëm nga shpërndarja e fondit vjetor për partitë në fillim të prillit) nga KQZ, duket se i ka bërë demokratët e Vulës që të mos shqetësohen për mënyrën si do të numërohen votat e tyre.

Ashtu sikurse po ndodh me çështjen e gjobave të arbitrazhit, ku zyrtarët e lartë të shtetit përzënë kompani, biznese, ushtrojnë presion e  dhunë. Dhe në fund arbitrazhi vendos miliona euro gjoba ndaj Shqipërisë, të cilat do i paguajnë taksapaguesit. Edhe këto para që ka marrë Alibeaj janë para që po dalin nga xhepat e taksapaguesit shqiptarë. Por duhet vendosur kusht që këto para, nëse Alibeaj , i cili i ka marrrë nuk i kthen, pasi këto para sipas rregullit duhet të kthehen në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Që do të thotë nëqoftëse nuk merr kryetarë bashkie, nuk merr numrin e caktuar të këshilltarëve për aq fonde sa ka marrë, ato para  do t’i kthejë mbrapsh. Nëse tani ato para i ka prishur dhe thotë që unë i shpenzova, atëherë duhet të sekuestrohen shtëpitë, pasuritë, pronat e Alibeajt, Gazmend Bardhit, Jorida Tabakut apo kujtdo nga grupi që është nismëtar, apo kandidati i Tiranës ose ato që kanë pranuar të jenë kandidatë për bashki në qytete të tjera , duhet të kthejnë paratë, që janë të taksapagueseve shqiptarë. Të ndiqet e njëjta situatë siç ndiqet me një qytetarë që merr kredi në bankë.

Në këto kushte të lartpërmenduara është hedhur në veprim Partia Socialiste, që nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore e Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon KQZ-së të emërojë anëtarë kryesisht në këto KQV të braktisura prej grupit “Alibeaj”.

“Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim të afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi:”Të na vini në dispozicion një kopje të vendimit të Komisionerit së bashku me listën e personave që mund të emërohen kryesisht për të plotësuar vendet vakante për anëtar dhe sekretar të KQV-së, sipas përcaktimeve të nenit 36 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar dhe nenit 11 të udhëzimit nr. 2, datë 5.12.2020, të Komisionit Rregullator!” Në caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve, që mund të emërohen kryesisht për plotësimin e vakancave në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor dhe Komisionet e Qendrave të Votimit”, i ndryshuar”,- thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

Më herët KQZ vendosi ta lërë opozitën e bashkuar të koalicionit pa numërues në gjysmën e vendit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri dorëzanin e qeverisë në pushtet, duke vulosur si me paramendim një tjetër goditje të pashmangshme të zgjedhjeve të lira e demokratike në vend. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi lehtazi mbylli sytë para raporteve, si ai OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, ku u evidentua shqetësimi për shitblerjen e votës, përdorimin e administratës dhe resurseve shtetërore nga partia në pushtet për fushatën elektorale. Tani do shohim cila do jetë goditja e radhës, pas kësaj që Alibeaj nuk çon komisionerët për 14 Maj dhe i lë fushë të lirë PS-së.