Elio Laze: Shqiptarët e lënë si ‘klysha’ në tokë neutrale, Majko hap facebook-un dhe sulmon Vasilin

645
Sigal

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko , në një reagim te tij është shprehur se emigrantët nuk janë çështje e ministrisë së tij! Majko thotë se ka bërë shumë përpjekje në telefon me Gent Cakajn për të zgjidhur problemin e megjithëatë nuk merr asnjë përgjegjësi për shqiptarët që kanë mbetur pa ushqime dhe në temperatura minus gradë në Kakavijë dhe Kapshticë.Pasi Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së,kritikoi angazhimin e ministrit në lidhje me këtë cështje, ky i fundit e sulmoi duke anashkaluar përgjegjësinë. Ky reagim i Majkut ka ngjallur dhe shumë reagime.

Gazetari Elio Laze shprehet, “Me pelqen angazhimi i Pandeli Majkos. Nuk hap dot traun e doganes per te futur shqiptaret qe i kane lene si klysha kurvash ne toke neutrale por hap facebookun dhe sulmon Petrit Vasilin”.