Amnistia Fiskale/ Meta: Rama ka interes për të favorizuar botën e krimit, paratë e fituara nga veprimtaria kriminale do të pushtonin vendin

109
Sigal

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për amnistinë fiskale. Në një konferencë për shtyp, ai tha se miratimi i një projekt-ligji të tillë, do të sillte ligjërimin e parave të fituara nga veprimtaria kriminale.

Mes të tjerash, Meta tha se kjo politikë ishte iniciativë e Ramës për të favorizuar botën e krimit. Ndërsa shtoi se amnistia fiskale do të dëmtonte rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Ilir Meta: Aministia Fiskale nuk mund të konsiderohet tjetër vecse një kartë për daljen nga burgu për të gjithë shkelësit e mëdhenj të taksave. Nuk kemi ende një administratë tatimore moderne të mirëfinormuara dhe me mjetet e duhura të zbatimit të ligjit. Po ashtu duhet një luftë efektive kundër pastrimit të parave. Dua të theksoj edhe një herë se kjo iniciativë e kryeministrit aktual do të favorizonte botën e krimit duke u dhënë mundësinë që paratë efituara ndër vite nga veprimtaria kriminale të pushtonin vendin. Do të dekurajoheshin investimet serioze në Shqipëri. Do të kriminalizohej e gjithë ekonomia shqiptare. Do të përsëritej edhe më shumë ekonomia informale. Do minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. Do dobësohej efikasiteti i gjithë strukturave që luftojnë kundër pastrimit të parave dhe do të dëmtohej ecuria për integrimin e Shqipërisë në BE. Synon të liogjërojë qindra milionë euro evazion me bekimin e qeverisë aktuale. Deri më tani raportohen 180 milionë euro si evazion fiskal, ndërkohë janë shumë të tjera të cilat do të konfirmohen në të ardhmen.