Është mbajtur konferenca rajonale “Balkonomics” ku është diskutuar në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtarësimin në BE. Në fjalën e tij, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në union, është një proces i gjatë dhe teknik.
Ai ka theksuar se Shqipëria dhe rajoni kanë shumë rrugë për të bërë deri në anëtarësim.
Përtej propagandës së Rilindjes, komentet e ambasadorit flasin për stanjacionin që po përjeton vendi ynë në rrugën e anëtarësimit në BE. Rrugë, e cila pengohet nga korrupsioni galopant i Rilindjes, mungesa e shtetit të së drejtës dhe mos-ekzistenca e balancës së pushteteve.
“Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe teknik, rajoni ka tashmë akses në disa aspekte të tregut të përbashkët. Plani i rritjes i përgjigjet thirrjeve nga rajoni. Ritmi i ndihmës që kërkohet, tregon se duhet një ndihmë më e madhe. Anëtarësimi është proces i gjatë dhe teknik. Kërkon punë për arritjen e standardeve që të bëheni pjesë e BE. Kjo mund të jetë edhe shkurajuese ndonjëherë”,- tha ai.”E kemi kthyer këtë bashkëpunim në miqësi. Plani i BE flet për rritjen dhe reformën, është ofertë e pashembullt. BE ka një gjurmë të madhe në Shqipëri, është donator i madh. Ishte një mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështje, procesi i anëtarësimit është i gjatë, proces teknik dhe kërkon punë për të arritur standardet për t’u bërë pjesë e grupit. Mund të jetë edhe dekurajuese. Logjika këtu është për të ofruar disa prej përfitimeve të anëtarësimit, përpara anëtarësimit zyrtar. Mënyra se si bëhet kjo është duke u dhënë vendeve të rajonit akses në disa aspekte të tregut të përbashkët. Por duhet të kryesh një sërë reformash për të pasur akses. Aspekti tjetër, është stimuli ekonomik për ta bërë një gjë të tillë. Ky është injektimi, 2 miliard grante dhe 4 mln hua që është një paketë në interes edhe për Shqipërinë. Ky plan është publik, i disponueshëm për konsultim publik dhe shoqërohet me hapa konkret. Kur secili hapa përmbushet ka një sasi të caktuar parash që lëvrohen në interes të Shqipërisë. Sa më shumë ecni para drejt BE-së, aq më shumë vende duhet të integrohen me njëri-tjetrin. Nuk ka kuptim jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.



















