VIDEO/ Ambasadori amerikan në Prishtinë presion Kurtit: Jemi kundër reciprocitetit

364
Sigal

Ambasadori amerikan në Kosovë ka kërkuar heqjen e të gjitha tarifave ndaj mallrave serbe e boshnjake dhe jo zëvendësimin e tyre me reciprocitet.Në një deklaratë zyrtare të ambasadës  thuhet ndër të tjera se barrierat duhet të hiqen të gjitha për të mos krijuar pengesa të reja.“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe i zënë frymën ekonomisë së vetë Kosovës”, shkruhet në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook.

Më tej, ambasada thekson se e kundërshton vendosjen e reciprocitetit pasi ai krijon më shumë probleme në një kohë kur marrvëshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë do rrisin zhvillimin ekonomik kur të zbatohen.

“Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, mbyllet reagimi.

Gepostet von Gazeta Telegraf am Mittwoch, 1. April 2020