Shqipëria kërkon konsulent për menaxhimin e borxhit, ja çfarë detyre që do të ketë

95

Shqipëria po kërkon një konsulent që do t’i ofrojë ndihmë tenike sa i takon menaxhimit të borxhit publik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se palët e interesuara duhet të paraqesin një ofertë brenda datës 9 prill 2020 teksa zbardhi edhe kushtet që duhet të plotësohen si dhe detyrat që do të ketë konsulenti.

Referuar dokumenteve të bëra publike Financat nënvizojnë se qëllimi i shërbimit të konsulencës financiare vjen në kushtet kur vendi po përpiqet të sigurojë fondet e nevojshme të huamarrjes dhe të bëjë një vlerësim të riskut dhe kostove në afatmesëm dhe afatgjatë si dhe zhvillimin e tregut të letrave me vlerë të qeverisë.

Konsulenti do të jetë përgjegjës për të siguruar disa shërbime ku së pari financimin sovran përmes vlerësmit të historikut të kreditit dhe këshillimin për vlerësimin në kontekstin e emetimit të një Eurobondi. Në këtë kontekst në dokumente specifikohet se bëhet vlerësimi i situatës së klasifikimit duke marrë në analizë perceptimin dhënë nga agjencitë  e vlerësimit të riskut të kreditit si S&P apo Moody’s.

Së dyti do të ofrohet këshillim financimi ku në fokus janë menaxhimi i borxhit s ai takon strategjisë së financimit në afatshkurtë dhe afatgjatë, hartimi i opsioneve të emetimit, identifikimi i zgjedhjeve për të zbutur koston negative të mbajtjes të bashkangjitur në parapragim e nevojave të financimit të Shqipërisë në vitin 2020.

Sa i takon transaksionit të Eurobondit konsulenti ndihmon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë gjatë fazës përgatitore dhe këshillon për strukturimin e instrumenteve(termat dhe kushtet e negociatave me book-runners) dhe gjatë ekzekutimit të transaksioneve.

Po kështu konsulenti këshillon mbi marrvëshjet e mundshme të shkëmbimit për të minimizuar riskun e monedhës dhe kredisë për të përmirësuar hyrjet e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe për të optimizuar profilin e borxhit të Shqipërisë.

Financat kanë vlerësuar se konsulenti duhet të paraqesë dy propozime atë teknik dhe atë financiar sa i takon shërbimeve që do të ofrohen ku tek pjesa teknike është kërkuar përshkrimi i hollësishëm i shërbimeve që do të ofrohen, përbërja e stafit, grafiku i zbatmit dhe elementë të ngjashëm.

Sa i takon propozimit financiar është kërkuar tarifa e kohës për punës për një muaj për secilin person, përmbledhje e kostove direkte dhe indirekte si dhe çmimi total pa TVSH e çdo informacion shtesë që mund të kërkohet nga Ministria në vijim.