Gramsh, sherr në lokal, një person përfundon në spital

336
Sigal

Një konflikt ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në një lokal në qytetin e Gramshit.

Konflikti ka agravuar në dhūnë mes dy personave, të cilët kanë pasur njohje më herët me njëri – tjetrin.

Njëri prej tyre ka marrë lëndime në trup si pasojë e sherrit, ndërsa tjetri ka marrë shërbimin mjekësor në spital pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se njëri nga personat që është konfliktuar është pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas policisë konflikti thuhet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkaq, uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.