Vodhën dymbëdhjetë shtëpi, arrestohen dy ‘skiftera’ në Durrës

419
Sigal

Blutë e Durrësit kanë arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Këta person akuzohen për 12 vjedhje në zonën e Durrësit.

Në pranga kanë rënë D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë tre mujore kanë kryer dymbëdhjetë vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Njoftimi i policisë:

Durrës,

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Periferia”, për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit.

Ndalohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periferia”, ndaluan shtetasit:

-D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.