Ambasada e SHBA: Shmangni pikat e grumbullimit

475
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila është njoftuar gjatë ditës së nesërme.  Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve  demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lot sjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubim i thirrur nga opozita e bashkuar.