Alibeaj anulon takimin me grupin e tij, Shehu: U bë lodër në duart e Ramës

131
Sigal

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka anuluar takimin me një grup deputetësh demokratë, që mbështesin qëndrimet e tij. Takimi ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme në selinë e PD-së.

Ky vendim vjen pas ndryshimit të qëndrimit të PS-së, lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit, ku kërkon vetëm një emër nga opozita.

Pas këtij njoftimi nga Alibeaj ka ardhur reagimi nga deputeti Tritan Shehu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, i cili shprehet “me sa turp përfundon kur bëhesh një “lodër” në duart e Ramës!”.

Shehu shkruan në rrjetet sociale se Rama mbasi të përdor të flak, edhe për të të poshtruar, gjë që në fakt këto “lodra” e meritojnë plotësisht atë.

Shehu shprehet se Taulant Balla i vuri në lojë ata “skllever” të papërgjegjshëm përballë tij.

“Alibeaj u tregua i gatshëm jo vetem ta përcaje opozitën e PD, por ta katandiste atë në reth 10 deputetë, aq sa i duheshin PS për të arritur “numrin e cilësuar”, pra në realitet ai e nxorri në “shitje” atë”, shkruan Shehu.