Albin Kurti feston fitoren në Tiranë: Takimi me Ramën, çështje ditësh

452
Sigal

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti e ka cilësuar si padrejtësi faktin që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu hapën negociatat nga BE-ja.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se takimi me kryeministrin Rama është çështje ditësh.

Deklaratën Kurti e bëri në Tiranë ku kishte ardhur me ftesë të Qendrës së VV-së në vendin tonë për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Ai tregoi se duhet të kthehet në Prishtinë sonte për shkak të angazhimeve.

Kurti: Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë.