VIDEO/ Gruaja e “pushtuar” nga djalli rrihet nga prifti gjatë ekzorcimit

602
Video e publikuar ka marrë reagime të shumta, ku shumica janë nga njerëz të inatosur, që e quajnë veprimin e priftit absurd dhe kafshëror.
Sigal

Në indinë veriore, përkatësisht në shtetin e Karnatakës, fetë e ndryshme besimtare vazhdojnë të luajnë një nga rolet kryesore në informimin e popullsisë.

Një video e publikuar nga një banor i këtij vendi, ka shokuar audiencën e gjerë, pasi në video duket sesi një prift qëllon në mënyrë të pandalur, një grua indiane.

Gruaja mesa duket ka probleme psikologjike, por siç përmendëm dhe më lart, mos informimi i saktë ka bërë që familja e saj të kujtojë se ajo është pushtuar nga djalli apo nga ndonjë shpirt demoniak.

Duke u bazuar këtu, familja e ka çuar gruan tek një prift i njohur i zonës, për t’i kryer asaj ritualin e ekzorcismit, i cili konsiston në nxjerrjen e demonit nga trupi i njeriut.

Rituali u mbajt në një tempull indian.

Prifti e kap nga flokët gruan e ulur në tokë, dhe me një litar të trashë në dorë, i qëllon asaj disa herë.

Gruaja e cila duket se është duke qarë, i kërkon atij të ndalojë dhe mos ta qëllojë më.

Prifti në një moment e lëshon litarin e tij, e kap gruan nga koka dhe hap pëllëmbën në shenjë për ti qëlluar asaj me të.

Ky është edhe momenti, që gruaja pasi mbulon fytyrën e saj, humb ndjenjat dhe përplaset në tokë./Daily Mail