Letra për Ramën, Ilir Meta jep alarmin: Merrni masa, një tërmet i fuqishëm do të godasë Ballkanin

916
Sigal

Frika nga tërmetet ka detyruar kreun e shtetit t’i drejtohet me nje letër kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar një sizmiologu grek, Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me parashikimin se Shqipëria do të lëkundet nga tërmeti.

Kreu i shtetit i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku edhe kërkon llogari qeverisë për masat e marra.

Meta gjithashtu vetëofrohet për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi masat që mund të merren për tërmetin, i cili pritet të jetë 30 herë më i fortë se ai në Atika.

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizimiologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtori Gjeodinamik Observatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se sa ai që goditit para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendit me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është nëj vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore