Kim Mehmeti: Me polici e ushtri mbrohet shteti e jo pushtetit

441
Sigal

Dy fjalë për Ramën e Lleshin. Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve, se me polici dhe ushtri mbrohet shteti, e jo pushteti. Si nuk doli një burrë i vetëm, t’i tregojë ministrit Brendshëm se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatanin dhe popullin sundues të dhunshëm

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas. Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mehmetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve. Shkrimtari Kim Mehmeti: “Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!” , – shkruan shkrimtari i mirënjohur Kim Mehmeti.