‘Z.Ambasador, jeni bërë patericë e kësaj qeverie’/ Liçaj i kthehet Sorecas: ‘Bisedo me popullin, jo me pushtetin’

445
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është mbledhur këtë mbrëmje sërish për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e TK-së dhe grabitjen e truallit ku ndodhet ky institucion.

Në fjalën e tija, aktori Neritan Liçaj i ka dhënë edhe një përgjigje, ambasadori të BE-së, Luigi Soreca që deklaroi sot se çështja është politizuar.

Aktori i njohur duke iu drejtuar Sorecas tha “Zoti ambasador jeni bërë patericë e kësaj qeverie. Detyra juaj është të bisedoni më popullin jo me pushtetin”

Deklarata e Liçaj vjen pas reagimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila i kujtoi Sorecas se është rreshtuar në krah të Ramës dhe Fushës në grabitjen e Teatrit Kombëtar.