Akuzat e forta të Donald Lu: Bashkëpunimi me SHBA varet nga arrestimi i Balilit

438
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërthyer sot në lidhje me mos arrestimin që prej 7 muajsh kur u shpall në kërkim nga Greqia të Klement Balilit, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit.Ai foli me emra konkrete kur tha se per nje kohe te gjate i kishte kerkuar ministrit te Brendshem, ministrit te Drejtesise dhe Prokurorit te Pergjithshem te arrestonin kete ‘peshk te madh’ dhe qe prej asaj dite nuk ishte bere asgje.
Sigal

Duke folur ne emer te SHBA-se, Donald Lu, tha se kushti i ketij vendi per te bashkepunuar me Shqiperine ne luften kunder narkotikeve eshte pikerisht arrestimi i peshqve te medhenj, si Klement Balili. Deklarata e tij u bë në analizën e punës vjetore të Avokatit të Popullit.

PJESE NGA FJALA E DONALD LU

Politikanë nga e djathta dhe e majta i kanë kushtuar vëmendje të rëndësishme biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj dhe madje trafikantëve të drogës. Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin që trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë? Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij.

Sipas të vëllait ai ecën lirisht në rrugët e Tiranës sepse deri të premten e kaluar zyra e Kryeprokurorit nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij. Vonesa në arrestimin e Klement Balilit, ish zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të Policisë dhe sistemit të Drejtësisë. Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi.

Që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke. Kanë kaluar 7 muaj qëkur ministria e drejtësisë dërgoi persona në Geqi për tërheqjen e dokumenteve. Tani kanë 10 mijë faqe dokumentacion. Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojnë Balilin.

Për shtatë muaj kam nxitur Policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, që ta arrestojnë. Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj? Kush do të donte të punonte me Shqipërinë? Kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës?

SHBA i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi ynë i ardhshëm në luftën kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi i peshqve të mëdhenj nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.

Meta: Kushtetuesja të japë sa më shpejt vendimin për vettingun

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, përsëriti nevojën për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e vettingut. Ai tha se forcimi i zbatimit të ligjit është me rëndësi jetike për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e institucioneve.

Një ndër prioritetet më të rëndësishme të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut. Në mënyr të veçantë do të veçoja sot këtu reformën në drejtësi, si kryefjala e aktualitetit politik pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i të gjithë reformave të tjera. Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet. Ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do ti hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për vettingun dhe zbatimit të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme.Forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë është shumë e rëndësishme për të luftuar jo vetëm korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin e përfshirjes sociale”.