Pjesëmarrje 62% në Bashkinë Kukës dhe Has, 50% në Tropojë

498
Rreth 80 mijë votues u ftuan për të votuar në gjithë Qarkun e Kukësit për kryetarët e rinj të bashkive. Proces u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. 170 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00, ashtu siç parashikon edhe Kodi Zgjedhor.
Rezultatet e pjesëmarrjes në përqindje janë: Kukësi, rreth 62 përqind Hasi 62 përqind dhe Tropoja 50 përqind. Duhet theksuar se zgjedhësit në Tropojë këtë herë e kishin më të vështirë se asnjëherë tjetër zgjedhjen, pasi që tre kandidatët në garë vinin nga Partia Demokratike.
Besnik Dushaj, ish-deputet i PD garoi për kryetarë të bashkisë nën siglën e PD-së. Rexhë Biberaj, ishte katër herë kryetar komune në Margegaj nën siglën e PD-së dhe garoi për koalicionin ASHE si dhe Agron Demushi kryetar i bashkisë për 4 vite që në këto zgjedhje doli i pavarur.
Në bashkinë e Hasit garuan Elez Maçi i PD-së, ish-prefekti o qarkut të Kukësit dhe Adem Lala i PS-së. Për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj i ASHE, i cili kërkoi mandatin e tretë në bashkinë e Kukësit kësaj herë nën siglën e LSI-së, pas largimit nga radhët e PD-së në vitin 2013 dhe Bashkim Shehu i APPD.
Pas mesit të natës, pritet të nisë dhe procesi i numërimit të votave për bashkinë e Kukësit në KZAZ 11, në Tropojë KZAZ 9 dhe në rrethin e Hasit KZAZ 10. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor u angazhuan në terren 209 punonjës policie në të gjithë qarkun. 
Sigal