Akuzat e Alizotit, përfundon dëshmia në Prokurori e Ardi Veliut. Çfarë deklaroi drejtori i Policisë

495
Sigal

Ka zgjatur për rreth një orë dëshmia e Ardi Veliut në prokurorinë e krimeve të rënda, lidhur me dosjen e quajtur ndryshe si ‘’Babalja”.

Veliu është marrë në pyetje lidhur me pretendimin e Fredi Alizotit se drejtori i policisë e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.

Drejtori i Policisë mësohet që të ketë mohuar në mënyrë kategorike njohjen me Alizotin, si dhe është shprehur se nuk ka pasur asnjë takim mes të dyve.

“Nuk kam asnjë njohje dhe kontakt me Fredi Alizotin dhe nuk kam bërë asnjë ndikim. Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë’’, mësohet që të jetë shprehur Veliu para prokurorëve.