Verdho i KESH “sfidon” Ramën, satelit 1 mln USD për parashikimin e motit

288
Sigal

Sipas dokumentave të prokurimit, KESH ka finalizuar ditët e fundit tenderin me objekt “sistemi i parashikimit satelitor të motit për operimin dhe menaxhimin e kaskadës” . Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj furnizimi e implementimi e furnizimi i sistemit.Proçedurat e prokurimit, skualifikimi i ofertës më të ulët dhe kriteret e paracaktuara

Verdho thotë se për të kryer një monitorim të plotë dhe parashikim sa më real të kushteve meteorologjike si dhe për të kryer një menaxhim efikas të prurjeve dhe niveleve të liqeneve të HEC Fierze , HEC Vau i Dejes dhe HEC Koman, do  realizojë ngritjen e Sistemit të Parashikimit Satelitor të Motit.

Para pak javësh u denoncua një tender të KESH-it për sistemin e parashikimit të motit. Tenderi ka përfunduar, teksa është shpallur edhe fituesi, i cili do të marrë nga arkat e KESH plot 1 milionë USD.Por, pas firmosjes së këtij tenderi kanë filluar edhe “përplasjet” e para. Drejtori Ergys Verdho ka “sfiduar” hapur Edi Ramën, i cili para pak kohësh hodhi idenë se Shqipëria do të çojë satelitë në orbitë. Atë që s’e bëri dot Rama, e bëri fakt të kryer Verdho, i cili “ngriti” satelitët e tij.

Sipas dokumenteve, KESH ka finalizuar ditët e fundit tenderin me objekt “sistemi i parashikimit satelitor të motit për operimin dhe menaxhimin e kaskadës në kuadër të sigurisë së digave, Faza I-rë”.

Sipas dokumenteve, kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj furnizimi e implementimi i sistemit dhe 48 muaj periudha e mirëmbajtjes proaktive të sistemit sipas boldnews.

“Në këtë tender kanë marrë pjesë kompania ‘A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION’ sh.p.k e cila ka ofruar 85.038.000 lekë dhe kompania ‘KREATX’ sh.p.k e cila ka ofruar 8.200.000 lekë” thuhet në këtë dokument. Por, më tej thotë se kompania ‘KREATX’ sh.p.k është s’kualifikuar pasi s’ka paraqitur listë çmimesh, sigurim oferte, vërtetim xhiro vjetore, kopje të bilanceve apo edhe kontrata të ngjashme.
Gjithashtu, nuk ka paraqitur autorizim nga prodhues ose nga distributor të autorizuar nga prodhues, për sistemet meteorologjike. Siç duket edhe nga arsyet e s’kualifikimit, duket se tenderi ka qenë i paracaktuar, pasi hartuesi ka vendosur kritere përjashtuese për të gjithë firmat e tjera. Dhe, me këtë qëllim, fitues shpallej kompania e preferuar apo ajo që kishte kopsitur letrat s.

Në dokumentet shoqëruese, Ergys Verdho, shkruan se “për të garantuar një monitorim të saktë dhe profesional në HEC Fierze, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejes është i nevojshëm investimi me teknologjitë dhe marrja e informacioneve në kohë reale”.

Më vijim thuhet se ky sistem do të shërbejë për menaxhimin e prurjeve të mëdha në pellgun ujëmbledhës të lumit Drin përmes analizës dhe investigimit të hollësishëm të situatës së prurjeve në këtë pellg gjatë sezonit të dimrit.

Verdho thotë se për të kryer një monitorim të plotë dhe parashikim sa më real të kushteve meteorologjike si dhe për të kryer një menaxhim efikas të prurjeve dhe niveleve të liqeneve të HEC Fierze , HEC Vau i Dejes dhe HEC Koman, në përputhje me kërkesat e ligjit dhe programin ekonomik 2021, KESH sh.a kërkon të realizojë ngritjen e Sistemit të Parashikimit Satelitor të Motit. Dhe, me këtë sistem, Verdho “sfidoi” Ramën, duke dërguar i pari satelitë në orbitë. Tashmë, presim kryeministrin se çfarë do të dërgojë..