Tenderi 333 milionë lekë / Kalvari me shtijen e Syrit të Kaltër. Çfarë biznesi po synon Dedej-Kumbaro në Sarandë nën maskën e turizmit

262
Sigal

Kalvari me shitjen e Syrit të Kaltër në Sarandë

Një nga zonat më atraktive në Shqipëri po shndërrohet në një biznes të mirëfilltë privat. Para disa muajsh, Ministria e Mjedisit e nxori në ankand këtë pasuri për t’ia dhënë privatit. Por, pas bërjes mediatike të ankandit, ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se “shpallja ishte një gabim njerëzor”.

Syri i Kaltër në Sarandë, një nga zonat më atraktive në Shqipëri po shndërrohet në një biznes të mirëfilltë privat. Para disa muajsh, Ministria e Mjedisit e nxori në ankand këtë pasuri për t’ia dhënë privatit. Por, pas bërjes mediatike të ankandit, ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se “shpallja ishte një gabim njerëzor”.Më pas, kjo ministri tenderoi bërjen e rrugës, teksa pas shumë vitesh e vitesh premtime do të bëhej rruga deri te Syri i Kaltër. Rruga po realizohet, ndërkohë që edhe gjatë kësaj kohe, vendit ia kanë vënë syrin disa biznesmenë për të ndërtuar. Por, zërat sa vijnë edhe shtohen, pasi fondet publike duket se po u shërbejnë atyre. BoldNeës.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi të kryer nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të cilat hedhin sërish dyshime se Syri i Kaltër do të shndërrohet në një “biznes privat”.Në dokumentet e tenderit, të siguruara nga redaksia jonë, AKZM-ja, e drejtuar nga Zamir Dedej, ka hapur tenderin me objekt “ndërtimi i hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur ‘Syri i kaltër’”. Tashmë, nën drejtimin e ministrisë nga Mirela Kumbaro, Dedej po synon që Syri i Kaltër t’i kalojë privatit. Mësohet se fondi limit i këtij tenderi është 33.333.156 lekë pa TVSH, ndërkohë afati për zbatimin e saj është vetëm 2 muaj. Por, shikoni pak hartën! Parkimi do të vendoset në rrugën Qafa Muzinë-Sarandë, pra disa kilometra larg Syrit të Kaltër.Në dokumente thuhet se Agjencia Kombëtare e Zonave te Mbrojtura, synon që ndërtimin e hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur “Syri i Kaltër”.“Parkimi është pas ndërtimit të rrugës lidhëse dhe shëtitores të zonës së mbrojtur të ‘Syri i Kaltër’” thuhet në dokumentet e këtij tenderi. Bashkëlidhur dokumenteve sipasboldnews është edhe vendi ku do të jetë parkimi, i cili është buzë rrugës Qafë Muzinë – Sarandë.Pra, disa kilometra larg Syrit të Kaltër. Por, si do të shkojnë turistët te Syri i Kaltër? Me tren, furgonë apo autobusë? Do t’i marrë AKZM-ja apo ndonjë subjekt privat që ka kontraktuar AKZM-ja. Duket se edhe Syri i Kaltër është kthyer në një burim fitimi, pasi pritet që t’i jepet totalisht privatit.