Meteorologu: Ja kur do të largohen reshjet e shiut

195
Sigal

Vendi ynë gjatë kësaj fillim jave do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku pritet që në Ultësirën Perëndimore të ketë prezencë të reshjeve të pakta të shiut. Ndërsa në zonat malore gjatë ditës së martë do të ketë prezencë të pakët të reshjeve të dëborës.

Për sa i përket ditës së mërkurë dhe në vijim, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb thotë se pritet që të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Për sa i përket temperaturave të ajrit mbeten të larta gjatë ditës së sotme, duke bërë që minimumet në zonat malore të ngjiten në 1-2 gradë dhe maksimumet do të luhaten në 16 gradë në Ultësirën Perëndimore.

Dita e martë sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që minimumet të zbresin edhe -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 13-14 gradë.