Majori shqiptar, Bazo: Ishte me leje por jo për të dalë jashtë Shqipërisë!

562
Sigal

TIRANE – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo ka ritheksuar faktin se majori Sokol Feka, i cili humbi jetën në Spanjë në një aktivitet të paligjshëm të trafikut të narkotikëve me helikopter, është larguar jashtë vendit pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Në një dalje për mediat, Bazo u shpreh se ndaj Fekës është dhënë leja nga data 12-31 janar të këtij viti, nga baza ajrore në Farkë, aty ku edhe mbante postin e instruktorit të fluturimit, por në asnjë rast atë të daljes jashtë vendit. Kjo pasi siç parashikon ligji për statusin e ushtarakut, një anëtari të Forcave të Armatosura u nevojitet leja nga autoritetet përkatëse nëse do të duan që të dalë jashtë vendit.

Ky fakt u bë i ditur edhe nga ana e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë seancës së sotme parlamentare.

“Me kërkesë të tij, komanda e bazës ajrore Farkë ka miratuar dhënien e një pjesë deri më 12-31 janar 2015. Por në asnjë rast nuk rezulton që një pjesë apo të gjithë lejen ta kryejë jashtë vendit, sicc e parashikon ligji për statusin e ushtarakut. Bazuar në informacionin e marrë, rezulton se Feka të jetë larguar pa lejen e autoritete përkatëse dhe të jetë përfshirë në një aktivitet të paligjshgëm. Jemi në kontakt me autoritetet spanjolle për zbardhjen e ngjarjes.” theksoi në fjalën e tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo.

Më tej Bazo u shpreh se major Feka i është bashkuar Forcave të Armatosura në vitin 1993, ndërsa gjatë viteve ai është trajnuar dhe certifikuar për të pilotuar helikopterë të llojit Cougar.

Bazo u shpreh se performanca e Fekës në FA ka qenë përgjithësisht e mirë, ku është vlerësuar edhe me disa medalje.

“Major Feka i është bashkuar FA në vitin 1993, si student ushtarak, për tu diplomuar në vitin 1996. Pas titullimit ka shërbyer në struktura të ndryshme të forcave ajrore, së fundmi instruktor fluturimi në Farkë. Në këto detyra ka performuar përgjithësisht mirë. Ka marrë medalje, ka kryer një sërë trajnimesh dhe është certifikuar për të pilotuar helikopterët Cougar.” tha Bazo

Majori i FA Sokol Feka humbi jetën në Spanjë teksa po helikopteri brenda të cilit ishte me lëndë narkotike, dhe të cilin e pilotonte Feka, u rrëzua pasi u përplas me një shtyllë elektrike ndërsa ndiqej nga policia spanjolle pasi fluturonte pa autorizim.