Përplaset treni në Marok, 4 të vdekur e dhjetra të plagosur

302
Sigal

Të paktën katër vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren u përplas pranë kryeqytetit të Marokut, Rabat.

Incidenti ndodhi në Bouknadel, midis kryeqytetit dhe qytetit të Kenitrës.

Videot dhe fotot e publikuara tregojnë trenin e dalë nga shinat.

Sipas vlerësimve të para numri i të plagosurve është rreth 90.

Dëshmitarët raportojën se drejtuesi i trenit është lënduar rëndë ndërsa disa nga pasagjerët kanë humbur gjymtyrët.

Ambulancat po transportojnë të plagosurit në spitalet lokale, ndërsa pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Fillimisht u raportua se janë përplasur dy trena, por zyrtarë nga Maroku konfirmuan se ishte vetëm një tren që ka dalë nga shinat.