Akuza nga SHBA: Soros mori 9 mln dollarë për reformën në drejtësi në Shqipëri

546
Sigal

Tom Fitton, drejtues i organizatës amerikane “Juridical Watch”, në një intervistë për një nga mediat më të madha në SHBA, “Fox News”, ka deklaruar se shoqatat e Xhorxh Soros kanë marrë 9 milionë dollarë për të ndikuar në zhvillimet politike dhe aktivitetet e organizatave në Shqipëri.
Fitton, në intervistën e dhënë pak kohë më parë tha se grupi Soros sponsorizoi një sondazh për të matur njohuritë, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë për reformën e drejtësisë dhe rezultatet treguan 91 përqind mbështetje për qëndrimin e operacionit të Soros mbi nevojën për reforma në drejtësi, gjë që do të kufizonte pavarësinë e gjyqësori.
Fitton shton se këto para u përdoren edhe për të bërë një reformë të njëanshme në drejtësi në Shqipëri, çka vë në dyshim besueshmërinë e saj.
Ai thotë se “dokumente të reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile të Agjencisë për të mbështetur Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të MAJTË Soros në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”,- e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

-Departamenti i Shtetit i Obamës i dha Soros $ 9 milion për të mbështetur aktivitetet socialiste-komuniste në Shqipëri-Obama State Dept. Gave Soros $9 Million to Support 'Socialist-Communist' Activities in Albania

Gepostet von Protesto.al am Sonntag, 30. Juni 2019