Damian Gjiknuri: Investimi në ujësjellësin e Elbasanit transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për 50 mijë banorët e qytetit

20
Sigal

Në qytetin e Elbasanit kanë nisur prej disa ditësh punimet për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve. Investimi është pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake V, që synon të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë ku përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit. Kantierin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm në rrugën “Halit Narazani” që u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve, e inspektoi edhe drejtuesi politik i qarkut njëherësh edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, i cili edhe më herët e ka cilësuar si prioritet urbanizimin e zonave informale. Gjatë inspektimit Gjiknuri tha se “nga ky projekt i madh po preken shumë zona, të cilat nuk kanë pasur infrastrukturë, ku synimi është të urbanizojmë Elbasanin në të gjithë periferitë dhe përmasat e tij”. Gjiknuri vlerësoi bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve për ecurinë e kësaj pune. Duke qenë se është një projekt i madh, bashkia ka vendosur një linjë prioritare kjo edhe për shkak të investimeve që po planifikon për ndërhyrje. Investimi i nisur në bashkinë e Elbasanit përfshin zonat Puset e Krastës së Vogël, Mengelit dhe Frigoriferit. Projekti përfshin rehabilitimin e rrjetit primar dhe rrjetit sekondar e terciar, ndërtimin e zonave të matjes dhe të presionit, lidhjen e abonentëve familjarë, bizneseve dhe enteve publike me ujëmatësa.