Inteligjenca Artificiale në tendera tentohet të kthehet në alibi për korrupsionin duke shmangur përgjegjësinë për abuzimet e zyrtarëve .
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale edhe në prokurime mund të kthehet në alibi për korrupsionin pasi problemi qëndron te njerëzit pas sistemit që do e përdorin atë.Do burgosen robotët? Zhvendosje e fajit nga zyrtarët abuzuesit me mollët e dardhat që marrin prapa shpine do kthehet tek e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur supertenderin me vlerë 20 milionë euro për të bërë prokurimet publike me Inteligjencë Artificiale. Nisma e qeverisë ka marrë “jetë” nga AKSHI, i cili vetëm sa zbaton “deklaratat e kryeministrit”.
Vendimi vjen pa bërë më parë konsultime me grupet e interesit apo pa bërë më parë një projekt pilot. Por, duke qenë se vlera e tenderuar është dhënë nga BE, Agjencia nuk ka humbur kohë, teksa ka planifikuar këtë shpenzim në vitin 2025.
Por, si do të bëhen tendera me Inteligjencë Artificiale? Natyrisht, deri më tani s’ka pasur ndonjë firmë që të jetë e interesuar për implementimin e AI-së, teksa tenderët e Kuvendit apo disa procedura të tjera po me Inteligjencë kanë dështuar. Të gjitha tenderët u anuluan pasi “nuk mori pjesë asnjë firmë”.
Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNeës, AKSHI ka hapur tenderin me objekt “modernizimi i sistemit të prokurimeve publike (GOVTECH/2)”. Vlera e të gjithë procedurës është plot 1.979.583.333 lekë, ose mbi 20 milionë euro. Bëhet fjalë për sistem elektronik i inteligjencës, ndërkohë që nismën s’e ka lançuar AKSHI apo ndonjë institucion tjetër, por vetë kryeministri Edi Rama.
Në muajin dhjetor 2024, Rama deklaroi se në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90% me AI. “Premtimi” për zgjedhje mori jetë nga AKSHI, i cili ia “plotëson çdo dëshirë”. Në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama tha se kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia.
“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet… Në modelin e AI që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia” tha Rama.Krahas nismës së Edi Ramës, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një draft për prokurimet, në bazë të “vizionit 2030”. Në asnjë rresht nuk përmendet “GOVTECH/2”, që prokuroi AKSHI.“Në fokus të SKPP 2024-2030 ndër të tjera përmendim rritjen e efiçencës dhe efikasitetit në procedurat e prokurimit publik; mirë përdorimin e fondeve publike dhe reduktimin e shpenzimeve procedurale; nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik, sidomos promovimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME); nxitjen e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë; sigurimin e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; garantimin e integritetit, rritjen e besimit publik dhe transparencës në procedurat e prokurimit publik” 0thuhet në këtë dokument.
Në thelb, kalimi i tenderave në përgjegjësi të një programi kompjuterik, është dorëzim përballë aspiratës dhe premtimeve për të ndërtuar një administratë me njerëz të ndershëm, kjo logjikë zhvesh administratën nga morali, që vë në dyshim efiçencën e inteligjencës artificiale në duart e po të njëjtës administratë. Nëse njerëzit e pushtetit janë të aftë të trukojnë tendera, të gënjejnë dhe të grabisin taksat tona, kush garanton se programet e inteligjencës artificiale nuk do të manipulohen nga këta mjeshtra të vjedhjes dhe mashtrimit?
Peshku qelbet që në propozim
Sipas organizatës Transparency International (TI) niveli i perceptimit të korrupsionit në Shqipëri mbetet i lartë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të publikuar nga TI, Shqipëria renditet e 98 nga 180 vende në vitin 2023.Përdorimi i Inteligjencës Artificiale edhe në prokurime mund të kthehet në alibi për korrupsionin pasi problemi qëndron te njerëzit pas sistemit që do e përdorin atë.Dhe do rezulojë në zhvendosje e fajit nga zyrtarët abuzuesit me mollët e dardhat që marrin prapa shpine tek e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale.
Në thelb, kalimi i tenderave në përgjegjësi të një programi kompjuterik, është dorëzim përballë aspiratës dhe premtimeve për të ndërtuar një administratë me njerëz të ndershëm dhe të pakorruptuar. Transferimi i punës për të ndarë paratë publike nëpërmjet tenderave nga njerëzit tek kompjuterat, do të thotë të pranosh se pushteti është në duar të pista. T’ia heqësh njerëzve të drejtën e administrimit të parave publike do të thotë se në pushtet janë njerëz që nuk e meritojnë besimin e qytetarëve, meqënëse janë katandisur në një çetë hajdutësh dhe hileqarësh që e kanë mendjen të vjedhin.
Është pikërisht kjo logjikë që e zhvesh administratën nga morali, që vë në dyshim efiçencën e inteligjencës artificiale në duart e po të njëjtës administratë. Nëse njerëzit e pushtetit janë të aftë të trukojnë tendera, të gënjejnë dhe të grabisin taksat tona, kush garanton se programet e inteligjencës artificiale nuk do të manipulohen nga këta mjeshtra të vjedhjes dhe mashtrimit?
Prokurorët nuk mund të marrin dot në pyetje një softëare për të kuptuar se përse PPP e sterilizimit iu dha një muratori pa eksperiencë në këtë fushë. Prokurorët nuk mund të mbajnë në arrest me burg një shpikje teknologjike, bie fjala për inceneratorët që nuk ekziston megjithëse paratë janë shpenzuar.
Dashuria për (AI) asi nën mëngë për mos hetim
Kompjuteri që do të mbajë përgjegjësi për shpërndarjen e parave të taksave, ka një karakteristikë që i mungon Kokës, Ahmetajt; kompjuteri jo vetëm është i zhveshur nga përgjegjësia morale, por është imun edhe nga përgjegjësia penale.Edhe sikur një ditë hetimet e prokurorisë të zbulojnë se një tender ka qenë i padrejtë dhe ka favorizuar një kompani të caktuar nëpërmjet procedurave të parregullta, prokurorët i kanë duart e lidhura. Si mund të ngrihet akuzë ndaj një programi kompjuterik?
Teknologjia e përdorur në këtë mënyrë diabolike zhvlerëson çdo lloj kontrolli, që u mendua se do të forcohej nëpërmjet reformës në drejtësi, pikërisht për të luftuar korrupsionin.
Prokurorët nuk mund të marrin dot në pyetje një softëare për të kuptuar se përse PPP e sterilizimit iu dha një muratori pa eksperiencë në këtë fushë. Prokurorët nuk mund të mbajnë në arrest me burg një shpikje teknologjike, bie fjala për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston megjithëse paratë janë shpenzuar.






















