Kërkesë për vetëdeklarim! Gazment Bardhi kërkon që deputetët të vetëdeklarojnë përdorimin e SkyECC për efekt transparence, ndërsa PS propozon shqyrtim më të gjerë nga një grup pune.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin rrëzoi propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për ndryshimin e rregullores që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
Kuvendi do ngrejë një grup pune për përmirësime në tërësi të rregullores Bardhi thotë se kjo do të bëhet për efekt transparence. “Është detyrimi jonë t’i bëjmë qytetarëve transparencë, Është turp t’i kërkosh policit me pagë 600 mijë lekë, që është roje që deklaron nëse përdor Sky ECC ndërkohë që ata ia kërkojnë kanë përdorur Sky ECC. E ne këtu themi ka implikime ligjore, transparenca. Asnjë implikim ligjor, veç vullnetit për tia fshehur publikut se kush është ajo pakicë që ka përdorur këtë aplikacion për të komunikur me krimin e organizuar”
Ndërkohë PS është e rezervuar, e thotë se propozimi i opozitës duhet të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, jo të bëhet populizëm. Në replikë me Bardhin Çuçi tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së e di mirë se kush bashkëpunon me krimin.
“Të ngremë një grup pune për të parë disa elementë. A duhet futur në Rregullore? Apo e fusim tek Kodi i Etikës? Mos ka emra të tjerë aplikacionesh? Duhen parë me kujdes. T’ja kalojmë grupit të punës pranë Sekretarit të Përgjithshëm. Duhet parë më gjerë mund ta shtrijmë tek drejtësia, tek kryetarët e bashkive. Por unë nuk e mendoj kështu” tha Çuçi.
“A ke informacion që unë bëj pjesë nga deputetët që kam përdorur këtë? Nuk mund ta përdorim për luftë politike të ditës. Ne nuk jemi këtu për të kontrolluar njëri tjetrin, nëse bëjmë punën, apo kemi figurën e pastër. Futja në rregullore është përdorim për interesat politike.
Lajmi ne perditesim…” deklaroi Arben Pëllumbi.
PS e PD dakordësi për t’i dhënë më shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare
Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD dhe PS e nisin sesionin e ri parlamentar me një dakortësi të re, për t’i dhënë më shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare në zbatimin e ligjeve që lidhen me anti-korrupsionin. Kjo dakortësi u shpalos në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores.
“Metodologjia për vlerësimin parandalues të korrupsionit pritet të miratohet në konferencën e ardhshme të kryetarëve dhe përsëri ndryshimet e propozuara kanë synim që në procesin legjislativ të bëhet dhe vlerësimi parandalues për korrupsionin gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve nga kuvendi”- tha Blerina Gjylameti.
Transparencë dhe kontroll parlamentar! Deputetët propozojnë që Kuvendi t’i drejtohet SPAK për emrat e zyrtarëve që kanë përdorur SkyECC, në kuadër të forcimit të mekanizmave anti-korrupsion.
Ne biem dakord me çdo ndryshim jo thjesht në rregulloren e kuvendit por në çdo ligj nëse synohet të forcohen mekanizmat për parandalimin e korrupsionit. Do të votojmë pro dhe për faktin që është bashkëpropozim me zv/kryetaren e komisionit të ekonimisë Sorina Koti” tha Gazment Bardhi
Projektvendimi i miratuar është për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti.
Deputetë me SkyECC? Korreshi: Në EncroChat nuk bën “puçi- puçi” me gruan
Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky EÇ”.
Ndërsa deputeti i PD-së Saimir Korreshi duke këmbëngulur se ky ndryshim rregulloreje rrit transparencën me ironi tha se nuk besonte që ky aplikacion të jetë përdorur nga deputetët për të bërë ‘puci puci me gruan”
“Nuk ke pse e përdor për qëllime të sinqerta. Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan. Më vjen keq. Nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me gruan me EncroChat. Pse të mos ndryshojë rregullorja. Kaq transparencë mund t’ia bëjmë njerëzve. Pastaj nëse ka folur me gruan nuk ka ndonjë gjë të keqe”- Saimir Korreshi.
Deputetë me SkyECC? Çupi e PD-së me Gjylamentin e PS në një zë: Kuvendi t’i çojë shkresë SPAK, të na thotë emrat!
Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi propozon që Kuvendi ti drejtohet SPAK me shkresë për të kërkuar emrat e deputetëve se kush ka përdorur këtë aplikacion. Ky propozim mori përkrahjen edhe të deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.
“Kuvendi t’i drejtohet SPAK me një kërkesë. Nga 16 mijë përdorues të na thotë kush janë ish deputetët, deputetë, lsh ministra, ministra apo funksionarë publikë që kanë përdorur këtë aplikacion. Ti drejtohemi SPAK të na thotë kush janë ata që e kanë përdorur. Në kuadër të transparencës. Të dimë kush janë një grup i vogël deputetësh që kanë përdorur aplikacionin për të mbajtur karrigen e pushtetit. Nga sot t’i dërgojmë një shkresë SPAK ku të kërkojmë që gjatë këtyre viteve që ka funksionuar ky aplikacion. PS thotë se nuk është kundër rritjes së transparencës.” Deklaroi Dhurata Çupi
“Mbështes propozimin e Çupit, mund t’i drejtohemi SPAK për këto dy aplikacione por për ndryshimin e regullores… Mileti duhet të dijë të vërtetën. Ne nuk po themi të bëjmë organ akuze. Por me integritetin e secilit deputet të thotë nuk e kam përdorur këtë aplikacion.”- tha Blerina Gjylameti.