Ngjela: Padia, paratë e pallatit të Bashës t’i paguajë Rama

603
Avokati dhe politikani, Spartak Ngjela, shprehet se paratë që Gjykata e Strasburgut urdhëroi qeverinë t’ua paguajë pronarëve të pallatit të shembur në Vlorë duhet t’i merren personalisht kryeministrit Edi Rama. Ngjela argumenton edhe nga pikëpamja juridike se si mund të veprohet me anë të një padie regresi, në mënyrë që qytetarët të mos paguajnë për veprimet e shefit të qeverisë.

Pjesë nga komenti i Ngjelës
Korrupsioni shtetëror Rama dhe paratë e pallatit të Lulzim Bashës, janë vetë perdja që hap skenën ku do të luhet drama dhe komedia e korrupsionit shqiptar. Është turp për një shoqëri evropiane të ketë një kryeministër injorant që prish pronat e të tjerëve pa gjyq, dhe që detyron shqiptarët e varfër të paguajnë tani 13 milionë Euro për prishjen e Pallatit të Lulzim Bashës – pa ligj dhe pa vendim gjykate. Gjykata e Strasburgut shprehet se “plani urbanistik i zonës ka dalë pasi është prishur pallati”. Atëherë, pallatin e ka prishur marrëzia e kryeministrit Rama. Po pse paratë duhet t’i paguajë shteti? Pse shteti është pronë e Ramës, apo Rama është keqbërës i shtetit? Rezulton që Rama është keqbërës i shtetit. Atëherë shteti, pasi të paguajë 13 milionë Euro për Bashën; duhet të ngrejë padi regresi që t’ia marrë paratë Ramës. E shihni se kë keni kryeministër: një ronxhobonxho që tallet me paratë e shqiptarëve të varfër. Po ç’ka qenë ky neofeudal shqiptar? Kur u bë ministër kishte vetëm dy këmishë fanellate; një palë pantallona terital dhe një palë sandale, por fle tani në një pallat luksi, kurse një milionë shqiptarë krejt të varfër e pa strehë, pasi kanë paguar pallatin e të papunit Rama, u dashkan tani të paguajnë edhe pallatin e të korruptuarit Basha. Kjo ngjarje nuk mund ta lerë më kryeministër Ramën, sepse ky është një dëm që shtetit ia ka shkaktuar direkt ai.

Edi Rama vërtet është në hall me Bashën; por ky duhet ta dijë se shteti me një padi regresi; do t’ia marrë këtij pafilleje plot 13 milionë Eurot nga të ardhurat e tij. Ta dijë mirë ky kaqol, se, sa të jetë gjallë; ai dhe gruaja e tij duhet të derdhin në arkën e shtetit 13 milionë Euro. Ky është ligji civil shqiptar. Zotëri, ka ikur koha e autokritikës së Enver Hoxhës; gjithkush që ka forcë ekzekutive në këtë vend duhet ta dijë se çdo gabim individual kundër shtetit ka koston e shpërblimit të dëmit. Po çfarë ka ndodhur në fakt. Nga niveli ordiner që ka në formim e tij në lidhje me shtetin dhe ligjin, Rama mendonte në fillimet e veta, në vitin 2013, se ai ishte absolut. Kjo e shtyu të prishte çdo ndërtesë që atij i dukej e paligjshme; në një kohë që nuk ka mundësi ta kuptojë një ligj; dhe prishjen e kishte atëherë si nevojë për të zbutur shqetësimin e frikës patologjike që ai e ka korolar të psikikës së tij. Është mirë që Edi Rama ta fillojë dëmshpërblimin ndaj shtetit një ditë pasi shteti të ketë dëmshpërblyer Lulzim Bashën.

Kështu që 13 milionë Euro që Basha pret të marrë nga shteti, do zerohen, se do t’i marrë edhe këto shteti me Reformën në Drejtësi, por shteti tani; brenda kontabilitetit të vet, njeh debitor qytetarin e penalizuar Rama; prandaj të 13 milionët e vjehrrit që po vijnë rrotull do t’i merren vetëm Ramës dhe vëllait të tij, nëse edhe këtij do t’i mbetet ndonjë grosh nga shpronësimi antikorrupsion që do t’i ndodhë domosdoshmërish. Ja kjo është një nga ato veprimet sa abuzive aq dhe qesharake të të korruptuarve të mëdhenj të Shqipërisë së sotme. Por janë shumë të tilla; se shpejt do shihni sesi gjyshet pa asnjë grosh; iu kanë dhuruar nipave ministra e drejtorë miliona Euro e Dollarë; do shihni sesi xhaxhallarët që jetojnë gjashtë frymë në një dhomë e një guzhinë; iu kanë dhuruar nipave miliona Euro ; dhe pastaj këta; iu kanë blerë xhaxhallarëve apartamente deri në 200 m2, me paratë që iu kanë dhënë xhaxhallarët. 
Sigal