Një tjetër këngëtare shqiptare në vendin e parë në Rusi

598
Rusia mund të jetë një vend i largët për Shqipërinë, por këngët shqip mbërrijnë lehtë në majat e klasifikimeve ruse. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Arilena Arës, një tjetër këngë dhe artiste shqiptare është ngjitur e para në iTunes në Rusi.
Këngëtarja Luar Arani, e rikthyer në tregun muzikor, po përjeton një sukses të madh këtë periudhë, veçanërisht me këngën e re “Dy”.
Dhe pse në shqip, kënga në bashkëpunim me Gon Hazirin, është në krye të këngëve më të shkarkuara në iTunes në Rusi.
Këngëtarja ka publikuar klasifikimin duke treguar që nuk e priste.
Megjithatë neve ka nisur të na duket normale.


Sigal