Akademik Artan Fuga: Tetë funksionet që nuk duhet të kryejë opozita

292
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike. Sot do të mbahet Kuvendi Kombëtar për të votuar anëtarët e rinj të Këshillit. Akademik Artan Fuga, ka renditur tetë funksionet, që sipas tij (duke përdorur doza të larta satire) nuk duhet t’i kryejë opozita, ku në vendin e pare, vendos atë që ai thotë, “për të trembur pak Ramën”. Një tjetër funksion që sipas tij, nuk duhet ta kryejë opozita është, “Për të luajtur me pushtetin, njëherë ti, një herë unë, pa ndryshuar asgjë”.

Reagimi i Akademik Artan Fuga

8 disfunksione do të thoshte Robert Merton!

  1. Për të trembur pak Ramën.
  2. Si një alternativë në rast të jashtëzakonshëm.
  3. Për të shuar revolta spontane të mundëshme dhe kanalizuar drejt shuarjes.
  4. Për të bllokuar alternativa të tjera politike.
  5. Për të krijuar një dekor demokratik, si gjuhë formale universale.
  6. Për të ndarë pasuri dhe pushtet, midis establishmentit politik, pavarësisht ngjyrave të tij.
  7. Për të luajtur me pushtetin, njëherë ti, një herë unë, pa ndryshuar asgjë.
  8. Për të ushqyer durimin se, pas katër vjetësh, diçka do të ndryshojë.