Deputeti socialist Petro Koçi “godet” kryebashkiakun Armando Subashin

371
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

 SPAK të ndërhyjë, trafikantët e drogës fitojnë tenderat në Fier

Me shpresën se SPAK do të ndërhyjë edhe në Fier, deputeti i Qarkut të Fierit, Petro Koçi, ka përshkruar një situatë të rëndë për atë që ndodh në qytet. Deputeti Petro Koçi thotë se, trafikantët e drogës po pastrojnë paratë përmes dhunës dhe kërcënimeve, duke pastruar paratë e tyre me taksat e qytetarëve të Fierit. Koçi nuk përmend emra, por duket se në qendër të akuzave është kryetari socialist i Bashkisë, Armando Subashi që, normalisht kontrollon financat e qytetit.

Kritika e deputetit socialist Petro Koçi

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi, që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë, ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar, që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit, ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.