Pas një ndërprerje disa mujore, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u është rikthyer rrjeteve sociale.
Në një postim në Facebook shkruan “Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca”, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes, te Don Kishoti.
Nuk dihet se kë targeton Ahmetaj me këtë citat, por qartazi ka i referohet aktualitetit politik në Shqipëri.
Kujtojmë se prej gati 2 vitesh, Ahmetaj ndodhet në arrati pasi po përndiqet politikish nga drejtësia me urdhër të Edi Ramës.
Ai ka dhënë disa intervista ekskluzive për Çim Pekën nga ku si dëshmitarë i dorës së parë ka rrëfyer e dhënë dëshmi tepër të rënda për korrupsionin dhe sjelljen mafioze të pushtetit të Edi Ramës.